Tramp: Irani ballafaqohet me “konsekuenca serioze”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, i ka tërhequr vërejtjen Iranit, se ballafaqohet me “konsekuenca të reja dhe serioze” derisa të gjithë shtetasit amerikanë, që “janë burgosur padrejtësisht” në këtë vend, nuk lirohen dhe kthehen në shtëpitë e tyre, ka njoftuar mbrëmë Shtëpia e Bardhë.

Zoti Tramp ka kërkuar nga Irani që ta liroj personin, Robert Levinson, ish-agjent i FBI-së, i cili ishte zhdukur para më tepër se 10 viteve të Iran, biznesmenin, Simak Namazi, dhe babain e tij, Baquer Namazi, dhe të “gjithë amerikanë e tjerë të burgosur padrejtësisht në Iran”.

“Për afro 40 vjet, Irani i ka shfrytëzuar burgosjet dhe rrëmbimet si mjet të politikës shtetërore, një praktikë që vazhdon deri në ditët e sotme me dënimin e personit, Xiyue Wang, me 10 vjet burg”, tha Shtëpia re Bardhë, duke iu referuar kërkuesit nga Princetoni, i cili është dënuar nga Irani javën e kaluar për spiunim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button