Patenta për motorë do të mund të merret në moshën 17 vjeçare

Koordinatori i grupit parlamentar i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) Tomisllav Tuntev dhe disa deputetë të shumicës parlamentare kanë dorëzuar propozim për ndryhim të ligjit në procedurë të shkurtuar për mbrojtën dhe të drejtave të grupeve të rrezikuara në komunikacion, njofton Portalb.mk.

Në ndryshimin e këtij ligji parashihet edhe ndryshimi i moshës për të drejtën e marrjes së patentë shoferit për motorë nga 16 në 17 vjeç, kurse më shumë përfitime parashihen edhe për kategorinë e shoqërisë së moshuar dhe për instruktorët e autoshkollave.

Ky propozim për ndryshim të ligjit për siguri në komunikacion përmban 5 Nene.

Neni parasheh ndryshim të nenit 232 ku parashihet që udhëheqësia profesionale si pjesë e kuadrit profesional në autoshkolla të mos posedojë patentë për të gjitha kategoritë (A, B, C dhe D) por vetëm për kategorinë që autoshkolla ka licencë për dhënie të ligjëratave.

Me nenin 2 parashihet ndryshim i Nenit 275 në të cilit përkufizohet kufiri i moshës së marrjes së lejes së patentës për traktor. Në vend se e njëjta të merret në moshën 16, do të mund të merret kur personi të ketë mbushur 17 vjeç.

Në Nenin 3 kërkohet të ndryshohet Neni 304 paragrafi 1 ku flitet afati i vlefshmërisë së patentës. Kërkohet që personave të moshës 70 vjeçare t’ju jepet patentë në kohëzgjatje për tre vjet.

Neni 4 parasheh ndryshim të Nenit 331 kërkohet që patenta për kategorinë B të mund të merret kur individët të kenë mbushur 17 vjeç, e jo 16 siç ka qenë deri më sot.

Në këtë propozim ndryshim të ligjit parashihet edhe mundësi e marrjes së lejes edhe nga të miturit mirëpo me rekomandim paraprak të psikologut, pedagogut dhe udhëheqësit të klaes në shkollën ku vijon mësimin e i njëjti si dhe të ketë 30% më shumë orë se sa kandidatët e tjerë më të moshuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button