Vrasja e vëllezërve në Pejë, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e vëllezërve në Pejë.

“Hetuesit policor të Njësitit rajonal të hetimeve DRP Pejë, pas një pune intensive operativo- hetimore kanë identifikuar, shoqëruar dhe më pas arrestuar tre personat e dyshuar te mundshëm të veprës së Vrasjes, të cilët me vendim të prokurorit shtetit u caktohet masa e ndalimit 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin për media të Policisë.

Dy vëllezërit Ramiz Berisha dhe Arsim Berisha janë gjetur të vrarë mbrëmë pas mesnatës në një pyll në afërsi të fshatit Kosuriq.

“Menjëherë janë dërguar në atë lokacion njësite relevante të PK-ës, me ç’rast duke kërkuar në ketë pyll kanë hasur dy viktima, që të dy vëllezër, të cilët ishin të qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë e të shtënave kishin ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”.

Klan Kosova mëson se dy vëllezërit e vrarë dyshohet se janë vëllezërit e dy vëllezërve të tjerë, poashtu të vrarë, 11 vite më parë, në vitin 2006.

Ndonëse akoma e pakonfirmuar, dyshohet se këto dy vrasje të rënda kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën.

Klan Kosova nuk ka arritur të konfirmojë nëse të dyshuarit e vrasjes të vitit 2006 janë kapur nga Policia.

LEXO: Mësohen emrat e vëllezërve të vrarë, rasti i dytë në familje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button