Gara e PD-së, Eduard Selami me mesazh të fortë pas votimit

Ashtu sikurse ishte njoftuar më herët Eduard Selami ka votuar për zgjedhjet e kreut të ri në Partinë Demokratike, sot në orën 10:00.

Ai ka vizituar edhe selinë qendrore te PD-së që herët në mëngjes, shkruan gazeta Shekulli.

E ndërsa në momentin që nisi procesi i votimit, Selami iu drejtua demokratëve me një thirrje të fortë për të marrë pjesë në votime masivisht.

Ai ka folur për mediat ku edhe dha një mesazh të fortë, duke e quajtur këtë garë si të pabarabartë.

”Procesi ka nisur i qetë, pavarësisht nga pabarazia demokratët nuk do zgjedhin thjesht kryetarin por modelin më të mirë. Jam i bindur se votimi i sotëm do ta bëjë më të bashkuar dhe do ta ringrejë PD. Unë mendoj se gara e pabarabartë nuk nxjerr rezultat klinikisht të drejtë, por kam besim te avantazhi që ka modeli”, ka thë Selami.

“Besoj se do të ketë pjesëmarrje, edhe nga kontaktet që kam, bojkoti nuk është gjëja më e mirë, jam i zhgënjyer me ata që ofrojnë bojkotin, bojkoti është i së kaluarës, demokracia është votim”, ka thënë ai për thirrjet për bojkot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button