Mësohen emrat e vëllezërve të vrarë, rasti i dytë në familje

Mbrëmë në fshatin Krushec të Pejës, janë gjetur të vrarë dy vëllezër të vrarë.

Siç raporti Klan Kosova më herët ata i përkasin familjes Berisha nga fshati Kosuriq i kësaj komune.

Ndërsa tashmë janë bërë të ditur edhe emrat e të vrarëve ata janë Ramiz Berisha dhe Arsim Berisha, njofton Klan Kosova.

Klan Kosova mëson se dy vëllezërit e vrarë që janë gjetur mbrëmë dyshohet se janë vëllezërit e dy vëllezërve të tjerë, poashtu të vrarë, 11 vite më parë, në vitin 2006.

Ndonëse akoma e pakonfirmuar, dyshohet se këto dy vrasje të rënda kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën.

Klan Kosova nuk ka arritur të konfirmojë nëse të dyshuarit e vrasjes të vitit 2006 janë kapur nga Policia.

Nërsa Policia në Pejë akoma nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me rastin që ka ndodhë mbrëmë rreth orës 22:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button