Shqipëri, policë francez do të kontrollojnë pikat kufitare

Policë francezë në fillim të shtatorit do të mbërrijnë në Shqipëri si ndihmë për kolegët e tyre shqiptarë, në kontrollim të kalimeve kufitare me qëllim që të pengohen rastet e mosrespektimit të rregullave për lëvizje të lirë në Zonën e Shengenit.

Ata do t’u ndihmojnë policëve shqiptarë që të ndalohet udhëtimi i fëmijëve pa shoqërim dhe të ulet numri i qytetarëve të rritur shqiptarë të cilët udhëtojnë për në Francë, ndërsa pastaj atje kërkojnë azil, dy dukuri që  kohë të gjatë i shqetësojnë autoritete franceze.

Për këtë qëllim në Paris ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Gernard Kolomb nënshkruan marrëveshje dypalëshe. Gjatë nënshkrimit mori pjesë edhe Fatmir Xhafaj, ish  ministër, emri i të cilit tani përmendet për funksionin e njëjtë edhe në Qeverinë e re shqiptare.

Qytetarët e Shqipërisë nga 15 dhjetori i vitit 2010 udhëtojnë në Bashkimin Evropian pa viza

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button