“PAN-i do t’i formojë institucionet javën e ardhshme”

PAN-i i ka numrat e domosdoshëm për krijimin e institucioneve të reja në vend, njofton klankosova, përcjell Portalb.mk.

A do të jetë kjo shumicë e nevojshme e krijuar nga disa deputetë apo grupe parlamentare kjo mbetet të shihet, por ky koalicion nuk ka vija të kuqe për askënd.

Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” zëvendëskryetari i PDK-së, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj

Vendi nuk do të futet në krizë politike sepse koalicioni PAN i ka numrat e domosdoshëm për krijimin e institucioneve të reja.

Ramush Haradinaj sipas Hoxhajt, do të jetë kryeministër i ri, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës do të jetë motori i kësaj Qeverie, e cila do të merret me vendimet e mëdha për vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button