Gjykata e Apelit vendos: Të akuzuarit në “Titanik” mbeten pa pasaportë

Gjykata e Apelit refuzoi ankesat e shtatë pjesëtarëve në rastin “Titanik” të cilët akuzohen për mashtrime zgjedhore dhe shoqërim keqbërës, njofton Portalb.mk.

Ankesa e këtyre shtatë të akuzuarve erdhi pasi të njëjtëve iu mor pasaporta dhe duhet të paraqiten në gjykatë njëherë në javë.

Munir Pepiq i cili dha letënjoftime në Komunën e Pustecit, Kosta Mitrovski, Leko Ristovski, Stanko Korunovski, Dalibor Aleshkoviq dhe Katerina Velovska mbeten pa dokumente udhëtimi dhe duhet që në kohë të caktuar të paraqiten tek i punësuari në sportel të gjykatës.

Në arsyetimin e vendimit të Gjykatë së Apelit shkruan: “Pas shqyrtimit të kësaj gjykate, drejt vlerësoi gjykata e shkallës së parë se duhet të parashtrohen masat e propozuara për kujdes me qëllim që të sigurohet prania e të akuzuarit gjatë procedurës penale, që paraqet kusht për realizim të shpejt, efikas dhe ekonomik të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Gjatë vikendit Apeli duhet të sjellë vendime edhe për ankesat për paraburgim të Prokurorisë Speciale Pubike (PSP) për Nikolla Gruevskin, Gordana Jankullovska, Mile Janakieski, Martin Protogjer dhe Kiril Bozhinovski.

Seancat janë caktuar prej kur PSP-ja për rastin “Titanik” është ankuar për vendimin e Këshillit Penal të Gjykatës Themelore Shkupi 1 të cilëve në vend të paraburgimit, ju kanë caktuar masa kujdesi. Ankesa për vendimin e Gjykatës së shkallës së parë ngriti edhe mbrojtja e të akuzuarve. Gjykata ka afat prej 48 orëve të miratojë vendim.

Gjykata deri tani i ka refuzuar të gjitha vendimet e Gjykatës Penale në lidhje më lëndët e PSP-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button