Do të përforcohen kontrollet inspektuese për mjaltin

Deri te Ministria e Financave sot do të dërgohen urdhëresa për pagesë të mbi 130 milionë denarë subvencione për mbi 3.500 bletarë, njoftoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski.

Sipas tij, për 1,5 muaj janë realizuar katër miliardë denarë nga mbështetja për vitin 2016, ndërsa realizimi i rreth dy miliardëve të tjera, do të fillojë nga e hëna.

Nikollovski, i cili sot pati takim me bletarët, informoi edhe se do të përforcohen kontrollet inspektuese sepse janë edhe një nga problemet kyçe në këtë sektor, tha, është konkurrenca jolojale. Përveç që ndaj kësaj janë ankuar bletarët, edhe ai personalisht ka pasur informata për shitje të mjaltës së falsifikuar nëpër markete.

“Në mënyrë joskrupuloze, joselektive do të marrim masa për shkatërrim të konkurrencës jolojale. Sapo të kemi dëshmi se nëpër raftet e supermarketeve ekzistojnë prodhime të tilla edhe atë personalisht e pashë, meqë është e lejueshme që të vihet deri te ajo, të gjinden në treg, do të thotë se bëhet fjalë për mosazhurnim dhe jofunksionalitet të institucioneve. Ata duhet të jenë profesionistë, të punojnë në interes të qytetarëve, nuk guxojnë të lejojnë të mbrohen individë”, nënvizoi Nikollovski.

Lidhur me protestat dhe bllokadat e disa bujqve që pothuajse çdo ditë organizohen, ministri theksoi se janë politike, të nxitura nga pushteti paraprak.

Në pyetjen, madje, për shalqinjtë, përsëriti se me mbështetje plotësuese prej dy denarë janë përfshirë 12.000 tonë dhe është blerë e gjithë prodhimtaria. Njëherit i e ftoi VMRO-DPMNE-në që të dalë në terren dhe të bindet në gjendjen dhe në masat qeveritare, në vend që, siç theksoi, të krijojë imazh negativ.

“Kontaktuam edhe me blerësit. Siguruam këto disa ditë kur nuk zbatohet masa për mbështetje, të blihen edhe sasitë e tjera të shalqinjve. Isha në terren dhe e pashë gjendjen. Jemi të përgatitur që të ballafaqohemi me të gjithë problemet”, tha ministri.

Ai përkujtoi edhe se me ribalancin e Buxhetit mbështetja për bujqësi nuk është zvogëluar, përkundrazi. Janë paraparë 110 milionë denarë shtesë për mbrojtje dhe mbështetje të drejtpërdrejtë të bujqve.

Lidhur me shpenzimin e të hollave buxhetore për nevoja persona nga ana e ish-udhëheqësisë së MBPEU-së, siç informoi Nikollovski, javën e ardhshme dëshmitë do të dorëzohen deri te gjykatat kompetente.

Kryetari i Shoqatës së bletarëve Mende Trajkovski pas takimit në MBPEU deklaroi se presin zgjidhje të shpejtë të problemeve, posaçërisht të konkurrencës jolojale. Sipas tij, prodhimi i mjaltit sivjet, për shkak të temperaturave të ulëta dhe akullit në prill, nuk do të jetë në kuadër të mesatares, por se sa do të zvogëlohet do të kuptohet në fund të gushtit. Çmimet e mjaltës natyror lëvizin nga 300 deri më 350 denarë në rrethinën e Manastiri dhe nga 500-600 denarë në Maqedoninë Perëndimore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button