Carovska: Jemi duke punuar në zhvillimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara

Ajo që u është premtuar para një muaji prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara nga nisma qytetare “Pesë në 12” është shndërruar në tekst ligjor, deklaroi gjatë vizitës së sotme në qytetin e Shtipit ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.
Theksoi se teksti është publikuar publikisht, ndërsa gjithashtu u është dorëzuar prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe deri tek grupi punues.
“Çdo ditë jemi duke punuar për zhvillimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara. Për momentin është duke u ndërtuar një Qendër për mbështetjen e fëmijëve me Sindromin Daun. Në ligj parashohim asistencë personale, që deri më tani në ligjin për mbrojtje sociale nuk është paraparë asnjëherë. Nuk mund të kemi asistentë personal, nëse nuk kemi baza ligjore dhe nëse nuk kemi standarde dhe protokolle lidhur me asistencën personale. Shtesa e veçantë kalon në shtesë për kujdes nga personi tjetër, drejtpërdrejt pa u dorëzuar kërkesa, ndërsa gjithashtu edhe shtesat e veçanta i largojmë si barrierë për çdo vit të shtohet dokumentacioni përkatës. Ky është lehtësim për prindërit”, tha Carovska.
Theksoi se në mënyrë shtesë me Ministrinë e Shëndetësisë është duke u shqyrtuar edhe mundësia për heqjen e mendimit konsiliar për shtesën për kujdesin nga personi tjetër, me çka do të kursehen mjete, por edhe shëtitjet e familjeve të personave me aftësi të kufizuara nga njëri në institucionin tjetër.
Në pyetjen e gazetarëve për reagimet e opinionit për Strategjinë e re për refugjatë dhe të huaj, ku përmendet numri prej 150.000 deri në 2000.000 refugjatë Carovska thotë se ky është vetëm një dokument i cili në frymën e transparencës së qeverisë së re e publikojnë në ueb faqe, me qëllim që qytetarët, shoqatat e qytetarëve, bashkësia ndërkombëtare të mund të japë kontribut, ta komentojë dhe të japë udhëzime pozitive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button