Skaparoti: Ushtria me ndryshime kushtetuese

Komandanti i NATO-s për Evropë, gjeneral Kertis Skaparoti tha se siguria në regjionin e Ballkanit është e rëndësishme për tërë Evropën. Ai është i inkurajuar me të ardhmen e Kosovës dhe sundimin e ligjit, njoftojnë mediat kosovare.
Skaparoti tha se NATO do të vazhdojë të jetë në Kosovë për aq kohë sa është e nevojshme.
Duke folur për transformimin e FSK-së Skaparoti tha se ajo është një forcë profesionale por transformimi i FSK-së është çështje e institucioneve vendore, por duhet të bëhet me ndryshime kushtetuese dhe bashkëpunim me komunitetet.
Ndërsa i pyetur rreth ndikimit rus në rajonin e Ballkanit ai tha se janë të shqetësuar me disa deklarime të tyre që nënçmojnë institucionet e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button