Mançevski vizitë në Shqipëri, kërkon bashkëpunim me institucionet shqiptare

Ministri i Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës i Republikës së Maqedonisë, Damjan Mançevski, ka vizituar Shqipërinë, ku është takuar me drejtues të Ministrisë së Brendshme, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Shqipërisë, Stefan Çipa priti sot në një takim ministrin Mançevski, ku në fokus ishte bashkëpunimi mes dy institucioneve.

“Ministri Mançevski shprehu interes të lartë sa i përket dixhitalizimit të të dhënave të shtetasve, pasi Shqipëria është në një fazë më të përparuar se Maqedonia. Për këtë ai kërkoi bashkëpunim dhe përvojën e institucioneve shqiptare. Ai informoi zv/ministrin Çipa se procesi i dixhitalizimit të Regjistrit Kombëtar të Shtetasve në Maqedoni, financuar nga BE, është në fazën e tenderimit dhe pritet të përfundojë në qershor të vitit 2019”, thuhet në njoftimin zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë.

Në njoftim theksohet se zv/ministri Çipa deklaroi se Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile dhe hartimi i Regjistrit Kombëtar të Adresave, po përshtatet me reformën dhe ndarjen e re administrative që u miratua në vitin 2014.

Ndërsa gjatë takimit, drejtori i përgjithshëm i Gjendjes Civile në Shqipëri, Bledar Doracaj, u shpreh se do të vijojë puna me regjistrimin e adresave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet portaleve online dhe ambasadave.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button