Trump, më pak popullor. Sondazhi, 1 në 8 nuk do ta votonin

Një në 8 persona që kanë votuar për Donald Trump ka ndërruar mendje, e pas gjashtë muajve të stuhishëm të tij në krye të Shtëpisë së Bardhe nuk janë më aq të sigurtë nëse do t’ia jepnin sërish votën manjatit të pasurive të patundshme, shkruan Top Channel.

Një sondazh i realizuar nga “Reuters/Ipsos” tregon se mëdyshjet e kanë gërryer mbështetjen për republikanin kontrovers. Edhe pse shumica e atyre që votuan për të vazhdojnë ta përkrahin, një pjesë e të entuziazmuarve aq shumë prej Trumpit gjatë fushatës, tani mendojnë ndryshe.

Që të kalojë axhendën e tij në Kongresin thellësisht të përçarë të vendit, e mbase të mendoje edhe për të siguruar një mandat të dytë në zyren Ovale, 71-vjeçarit do t’i nevojitet e gjithë mbështetja e mundshme, por një pjesë e saj ka nisur të davaritet që në gjysmën e vitit.

Anketimi u krye një herë në maj e pastaj në prill. Ndërkohë ka pasur edhe sondazhe të tjera që janë fokusuar tek matja e niveleve të ndryshme të zhgënjimit nga presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, ama kjo e “Reuters” shkon deri aty sa të verifikojë sa prej tyre do ta ndryshonin votën nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani.

Raportet e shefit të Shtëpisë së Bardhë me bazën, megjithatë nuk kanë qenë keq këto muajt e fundit, pavarësisht dështimit të Partisë Republikane për të rrëzuar sistemin shëndetësor të Obamës dhe hetimet federale e ato të Kongresit mbi lidhjet e supozuara të stafit të tij të fushatës me zyrtarë rus.

Shumica e presidentëve e humbin mbështetjen sa më gjatë të qëndrojnë në Shtëpinë e Bardhë. Edhe ish-presidenti Obama e pa t’i binte popullariteti i tij mes demokratëve dhe votuesve minoritare, por kjo ndodhi vetëm nga fundi i mandatit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button