Videoja emocionuese, surpriza në “World Disney” (Video)
Një surprizë emocionuese në vendin më magjik në botë. Familja Gilmor është bërë protagoniste e një videoje që po mallëngjen rrjetin.
Fëmijët shpërthyen në lot gëzimi dhe prindërit e tyre vrapuan për t’i përqafuar. Vajza dhe djali po jetonin në Pensilvani me prindërit e rinj, Cortney dhe Tom Gilmour prej tre vjetësh.
Menjëherë pasi familja u largua për pushime në Orlando, prindërit u informuan për datën e adoptimin dhe menduan t’ja tregonin fëmijëve në mënyrë më të veçantë të mundshme. Momenti emocional u regjistrua në një video e postuar më pas në rrjetin social “Facebook” nga Courtney Gilmore. /Lajmi.net/