Teuta Rugova, ‘për hir’ të Presidentit Rugova i jep mbështetje Haradinajt

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Rugova, i ka dhënë mbështetje kandidaturës së Ramush Haradinajt nga koalicioni PAN, për postin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës. Përkundër deklarimeve nga LDK-ja se deputetët e kësaj partie politike janë unikë dhen uk do t’i bashkohen ndonjë koalicioni tjetër, Teuta Rugova, e bija e presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, themeluesit të LDK-së, megjithatë ka konfirmuar se e mbështetë Haradinajn, nga koalicioni rival i LDK-së, shkruan REL.

“Unë kërkoj nga strukturat udhëheqëse të LDK-së, që në Qeverinë e gjerë dhe stabile që po kërkohet nga miqtë tanë të përhershëm, SHBA-të dhe BE-ja, në marrëveshjen e koalicionit, para ndarjes së përgjegjësive qeveritare të vendosen prioritetet për qytetarët e Kosovës, e që janë: formimi i ushtrisë, zgjidhja e problemit të demarkacionit që do të rezultonte me liberalizim vizash, reforma zgjedhore dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Teuta Rugova në rrjetin social Facebook.

Paraprakisht familja Rugova ka pritur në shtëpinë e tyre Ramush Haradinajn.

“Nuk është e drejta jonë të injorojmë votën e qytetarit, por nuk është as e drejta jonë të injorojmë bashkëpunimin e ngushtë të babait tim, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova me Ramush Haradinajn. Unë ju siguroj se babai im, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, në situatën e sotme kurrsesi nuk do të kishte udhëhequr LDK-në në asi mënyre që të bllokoj proceset dhe të injoroj rekomandimet e miqve tanë të përhershëm, SHBA-ve dhe BE-së”, është shprehur Rugova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button