Shkolla në shtëpinë e mësueses Shpresa nga Tetova

Punën që bën mësuese Shpresa është në baza vullnetare dhe tregon se ky profesion, nuk ka qenë punë për të, por dashuri që e ka ushqyer çdo ditë e më shumë, që e ka mbajtur gjallë e vitale siç është edhe sot, shkruan Portalishkollor.

Kjo mësuese mba mësim në oborrin e shtëpisë së vet me fëmijë të ndryshëm të lagjes të cilët nuk kanë kënd lojërash. Dhe krejt këtë e bën pa para për të na bindur neve se lumturia vërtetë qëndron të fëmijëria për të cilët është bërë njëfarë roje e dritës për ta. Elani i saj për punë është i pazëvendësueshëm.  
Quhet Shpresa Sinani, mësuesja nga Tetova dhe është 68-vjeçare. Ndërkohë që shumica e mësueseve mezi presin pensionimin, mësuesja në fjalë është pensionuar “dhunshëm” duke pasur parasysh potencialin e saj dhe vitalitetit. Ka përcjellur shumë gjenerata të suksesshme, nxënës të cilët janë bërë shumë të rëndësishëm në shoqëri dhe me të cilët mburret. Por nuk është ajo arsyeja për të cilën do të flasim.  
Shpresa Sinani para do kohe në profilin e saj në “Facebook” postonte foto me libra, nxënës, aktivitete të ndryshme më fëmijë të moshave të ndryshme. Ishte dicka fantastike të shihje një grup nxënësish që mësonin vjershë përmendsh, punonin detyra bashkë, ngjyrosnin, shkruanin dhe mbi krejt këtë punë të palodhur u rrinte mbi kokë mësuese Shpresa.Ajo tashmë është në pension, do ta quanim “të dhunshëm”, sepse ka edhe shumë për të dhënë në profesionin e vet. Punën që bën mësuese Shpresa është në baza vullnetare dhe tregon se ky profesion, nuk ka qenë punë për të, por dashuri që e ka ushqyer çdo ditë e më shumë, që e ka mbajtur gjallë e vitale siç është edhe sot.

Në lidhje me atë se si i erdhi ideja që t’i mbledhë fëmijët gjatë verës dhe si ia doli pasi krejt ne e dimë se mezi presin pushimin ajo shprehet: “Është interesant se vitin e kaluar kur kaloja nëpër lagje fëmijët i shihja tërë pushimin duke lozur nëpër rrugë, sepse jemi lagje periferike dhe nuk kemi vende ku lozin femijët. Gjithnjë u thosha verës do bëjmë një shkollë verore, ku do të lexojmë revista për fëmijë lektyra shkollore, recitime… etj.  Dhe një ditë i thërras fëmijët ua caktoj orarin kur të vijnë dhe thjeshtë fillojmë. Aq shumë filluan të vijnë fëmijët e lagjes saqë nuk kisha vend për t’i ulur. Po tash erdhën edhe fëmijët nga gurbeti dhe kështu tri javë i kaluam bashkë.  Edhe sivjet ndodhi njësoj filluam dhe çdo ditë numri rritet, por edhe fëmijët më të vegjël vijnë dhe nuk mund t’i largoj, sepse ua kthej atë dashuri pët të mësuar dhe argëtuar. Çdo gjë arrihet me punë dhe duke krijuar dashuri për punë”.  
38 vite si mësuese e ciklit të ulët nuk e kanë lodhur mësuese Shpresën, përkundrazi ajo thotë se tani kohërat kanë ndryshuar edhe mundësitë për ta bërë mësimdhënien diçka atraktive i kanë brezi i ri, të cilët i sugjeron të punojnë shumë dhe t’i përkushtohen këtij profesionit më të shenjtë i cili mirënjohjen e ka të vonshme dhe të kënaqshme, kur sheh sesi ke krijuar njerëz të vetëdijshëm për të mirën dhe për të keqen.  
Ajo brezin e ri e porosit: “Mësuesve të rinj u kisha preferuar shumë të punojnë, sepse kushtet e tashme dhe të kaluara ndryshojnë më shumë, janë të lirë të bëjnë planin sipas përmbajtjes së grupit të klasës. Dhe askush nuk të bën shtypjen që neve na i ka bërë sistemi monist. Prandaj punë dhe vetëm punë, dhe argëtim bashkë.”Metodat e punës të grupit veror që ka thotë se janë të ndryshme: “Një herë bëjmë një testim me bisedë, që të shohë në ç’gjendje janë me fjalorin, pastaj leximin e shkrimin dhe gjithsesi të flasim pastër gjuhën shqipe.” 

Tregon se ka mënyra të ndryshme sesi i motivon dhe i shpërblen. Dalin shëtisin bashkë, shkojnë hanë akullore e biseda të ndryshme që ndikojnë në formimin e tyre.Kjo mësuese duhet të jetë shembull për të gjithë ata që punojnë në arsim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button