Jankulloska: Jam e pafajshme, nuk do të ikë

“Asnjë nga veprat penale që m’i ngarkojnë nuk e kam kryer dhe për atë interesi më i madh i imi është që kjo procedurë të mbarojë shpejtë”, tha ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, në seancën e sotme publike në Gjykatën e Apelit rreth kërkesës së Prokurorisë Speciale Publike (PSP) që t’i shqiptohet masa e paraburgimit, njofton Portalb.mk.

Jankulloska, e cila është e akuzuar në rastin “Titanik” për mashtrime zgjedhore, në seancë kërkoi nga Gjykata që t’ia kthejë pasaportën, duke e garantuar Gjykatën se nuk ka për qëllim që të ikë, pasi që, ashtu siç tha, faktet janë në palën e saj.

Jankullovska në deklaratën e saj, u thirr në përvojën dhe karrierën e saj, duke theksuar se thuajse 20 vite ka punuar vetëm për interesat e Maqedonisë.

Pastaj, ajo dyshon në qëllimet e PSP-së, duke e akuzuar se qëllimi i tyre është që t’u shqiptojë sa më shumë paraburgime funksionarëve të VMRO-DPMNE-së.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TITANIK

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button