Tevdovski: Borxhi i të gjitha institucioneve është 363 milionë euro

“Borxhi i institucioneve deri më 31 maj të këtij viti është 363 milionë euro”, informoi sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski, njofton Portalb.mk.

Ai shtoi se propozimi i mospagimit të obligimeve është i përgatitur në bazë të të dhënave që shfrytëzuesit e buxhetit, fondeve, ndërmarrjeve publike dhe komunave i kanë dorëzuar në Ministrinë e Financave dhe prej këtu nuk mund të garantohet besueshmëria e tyre.

“Obligimet e papaguara të shfrytëzuesve të buxhetit janë 5.1 miliardë denarë, të fondeve 30 milionë denarë  dhe të institucioneve vetëqeverisëse nëpërmjet blok-dotacioneve – 833 milionë denarë”, deklaroi Tevdovski.

Borxh më të madh ka në fushën e kulturës gjegjësisht 2.4 miliardë denarë. Këtu nuk janë paguar obligimet për ndërtimin e sallës së Filarmonisë, Teatrit të Dramës, objektit të Muzeut “nënë Tereza” dhe  teatri në Veles.

Borxhi i institucioneve shëndetësore është 3.2 milionë denarë. Më së shumti borxhe ka Instituti i Medicinës së Transfuzionit – 283 milionë denarë, Spitalit të Qytetit “8 Shtatori” – 226 milionë denarë, Klinika për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” 201 milionë denarë.

“Ndërmarrjet publike kanë borxhe me vlerë prej 6 miliardë denarë. Borxhlinj më të mëdhenj janë, Hekurudhat e Maqedonisë – 2439 milionë denarë, MEPSO 977 milionë denarë, Rrugët e Maqedonisë 779 milionë denarë, e cila ka të bëjë në lidhje me mospagimin e tatimit.

Komunat kanë borxhe me vlerë prej 4.6 miliardë denarë, ndërkaq borxhliu më i madh është Komuna e Ohrit me 719 milionë ndearë, Komuna e Tetovës me 499 milionë denarë dhe Komuna e Karposhit me 476 milionë denarë.

Ministri i Financave informoi se për momentin po diskutohet me Bankën Botërore që të gjendet mënyrë se si të pastrohen këto borxhe. Njëkohësisht, Ministria e Financave planifikon edhe përditësimin e softuerit për borxhet e papaguara që të jenë në mënyrë sistematike të evidentuara dhe të shihen në kohë reale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button