Pretendohet se EBA ka blerë armë nga Koreja e Veriut

Disa dokumente të cilat pretendohen se i përkasin Departamentit amerikan të Shtetit, thuhet se Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë bërë tregti të armëve në vlerë prej 100 milionë dollarësh me Korenë e Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e publikuar më 18 qershor nga Instituti për Çështje të Gjirit, selia e së cilës ndodhet në kryeqytetin e SHBA-ve në Uashington, janë përfshirë edhe disa dokumente konfidenciale të cilat pretendohet se i përkasin Departamentit amerikan të Shtetit.

Thuhet se dokumenti, ku përfshihen informacionet lidhur me marrëdhëniet e Koresë së Veriut me EBA-të, janë marrë nëpërmjet postës elektronike të konfiskuar nga hakerët e ambasadorit të EBA-së në Uashington, Yusuf el Uteybe.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka komentuar lidhur me vërtetësinë e këtyre dokumenteve

Pretendohet se Departamenti amerikan i Shtetit ka dorëzuar dokumentet konfidenciale te ambasadori Uteybe, ndërkaq nuk ka komentuar lidhur me vërtetësinë e këtyre dokumenteve.

Në dokumtente thuhet se është përcaktuar se kompania “Tregtia El Mutlak” (Al Mutlaq Trading) dhe menaxhuesi i saj Abdurrahman Baqer ka bërë tregti të armëve prej 100 milionë dollarësh me Institucionin e Tregtisë së Zhvillimit të Minierave (KOMID), institucion i cili nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) u gjet se ka bërë shitje të armëve.

Në dokumente thuhet se “Këto informacione e shqetësojnë seriozisht SHBA-në”.

Në dokumente ku jepen informacionet se kompania El Mutlak dhe menaxheri i saj Abdurrahman Baqer për një kohë të gjatë ka marrëdhënie me kompanitë të cilat bëjnë tregti me armë, thuhet se kompania El Mutlak ka kërkuar listën e çmimeve për një numër të madh të armëve ku në mesin e tyre ndodhen edhe pushkët, mitralozët dhe raketat.

“Këto informacione e shqetësojnë seriozisht SHBA-në”, thuhet në dokument me ç’rast potencohet se aktivitetet e KOMID-it janë ndaluar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së dhe se të gjitha shtetet anëtare të OKB-së e kanë të ndaluar të krijojnë çfarë do lloj marrëdhënie tregtare me KOMID-in.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button