Sugareski: Dy shkaqe serioze për ngecjen në autostradën Demir Kapi – Smokvicë

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore dhe SHA MEPSO të dorëzojnë dokumente të plota në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve që të marrin miratime për ndërtimin e qendrës kontrolluese në Negotinë dhe për dislokimin e largpërçuesit prej 400 kilovolt, me çka do të mundësohet lëshimi i autostradës Demir Kapi – Smokvicë, apeloi sot ministri resor, Goran Sugareski.

Ai i hodhi poshtë akuzat e VMRO-DPMNE opozitare se për shkaqe banale ka ngecje në ndërtim dhe paralajmëroi se autostrada mund të lëshohet në përdorim deri më 10 dhjetor të këtij viti nëse deri në fund të muajit do të dorëzohen dokumentet e plota të Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore dhe MEPSO.

“As Qeveria e LSDM-së dhe as unë si ministër resor nuk jemi duke e bllokuar ndërtimin e autostradës Demir Kapi – Smokvicë. Siç theksojnë, bëhet fjalë për shkaqe banale. Absolutisht nuk bëhet fjalë për dy shkaqe banale por për dy shkaqe serioze”, deklaroi Sugareski.

Sipas tij, për ndërtimin e qendrës kontrolluese në Negotinë, NP për rrugë shtetërore ka dorëzuar dokumentacion jo të plotë në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Lëshimet, siç tha, janë rreth elaboratit gjeodezik dhe regjimin e përkohshëm të komunikacionit. Shkaku i dytë, plotësoim nuk është shtylla elektrike siç akuzon VMRO-DPMNE, por largpërçuesi prej 400 kilovolt i MEPSO-s për të cilin përmes dokumentacionit të plotë të cilin përmes NP për rrugë shtetërore duhet të dorëzohen në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve duhet të japim miratim për ndërtim.

Sugareski potencoi se nëse bëhej fjalë për shkaqe banale, atëherë VMRO-DPMNE si parti e atëhershme në pushtet ka mundur t’i zgjidhin gjendjet e tilla deri më 31 maj në pajtim me marrëveshjen për përfundimin e ndërtimit dhe sot të qarkullohej nëpër autostradë.

Ndërtimi i autostradës në gjatësi prej 28 kilometrash filloi në shtator të vitit 2012. Me lëshimin e tij në përdorim përmbyllet zgjidhja e plotë e autostradave në pjesën e Korridorit 10 që kalon përmes Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button