Unazat e fejesës, ja simbolet e gurëve të çmuar

Nëse po mendoni t’i propozoni për martesë partneres suaj, kini kujdes në zgjedhjen e unazës që do t’i blini. Për ta mahnitur atë, përpiquni të përshtatni gurin e unazës me personalitetin e saj, shkruan revistaclass.

·Diamanti në unazë është simboli i pastërtisë. Tregon shenjtërinë e marrëdhënies dhe rëndësinë që ajo ka në jetën e çiftit.

·Rubini është një gur i mrekullueshëm oriental dhe është simbol i dashurisë reciproke. Të duash dhe të duhesh në të njëjtën formë.

·Safiri është simboli i mençurisë dhe paqes shpirtërore. Në një marrëdhënie tregon respektin e ndërsjellët.

·Smeraldi që njihet si guri i të dashuruarve tek Egjiptianët simbolizon dashurinë e sinqertë.

·Perla është shenjë e sofistikimit, dhe zakonisht simbolizon lartësimin e marrëdhënies mes çiftit.

·Safiri është guri i duhur për një vajzë të ëmbël dhe romantike.

·Nëse ajo është e pasionante dhe energjike dhurojini në unazë me rubin.

·Për vajzat misterioze dhe të palexueshme, zgjidhni smeraldin!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button