Gjendje e jashtëzakonshme në Serbi dhe Bosnje (VIDEO)

Qeveria e Serbisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e vendit për shkak të përmbytjeve dhe shirave të furishëm.

Autoritetet, në të njëjtën kohë, kanë kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian, Rusia dhe Sllovenia.

Siç është konfirmuar zyrtarisht, përmbytjet kanë marrë dy jetë njerëzish, ndërsa kanë detyruar evakuimin e mijëra të tjerëve.

Situata më e rëndë paraqitet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Kryeministri Aleksandar Vuçiq ka thënë se një situatë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Serbi.

Por situata dramatike paraqitet edhe në Bosnje e Hercegovinë.

Shiu që është duke rënë vazhdimisht me ditë të tëra, ka rrezikuar jetën e banorëve të Zavidoviqit, një vend i vogël në Bosnjën qendrore, nëpërmjet të cilit kalon lumi Bosna.

Lajme të ngjashme

Back to top button