Ademi: Diaspora është një nga shtyllat kyçe të zhvillimit të shtetit

Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi, sot realizoi takim pune me përfaqësues nga Lidhja e Diasporës Shqiptare të Evropës dhe SHBA-së për Maqedoninë, kumtoi sot kabineti i tij.

Ministri Ademi theksoi se Diaspora është pjesë e pandashme e shtetit, ku me bashkëpunim të ndërsjelltë mund të ndërtojnë ura të mirëbesimit dhe bashkëpunimit sa më korrekt.

Gjithashtu, potencoi që Diaspora është një nga shtyllat kyçe të zhvillimit të shtetit siç është zhvillimi i lidhjeve politike, kulturore, arsimore dhe shkencore e sidomos përfshirja e të rinjve në këtë proces.

LDSHM, përshëndeti vendimin e Qeverisë për emërimin e ministrit për Marrëdhënie me Diasporën që do të krijon mundësi dhe rrugë të hapura për bashkëpunim mes shtetit amë dhe Diasporës.

Lidhja e Diasporës Shqiptare ndër të tjera potencoi se Diaspora duhet të ketë qasje të drejtpërdrejtë dhe të bëhet departizimi i tërësishëm i përfaqësuesve të saj.

“Departizimi i Diasporës do të kontribuonte që ajo të jetë sa më unike, kompakte dhe e bashkuar në frymën e investimeve dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat”, tha nga Diaspora Shqiptare Xhevat Prespa.

Ndërkaq, të dyja palët treguan interes për bashkëpunim të hapur në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button