Shkupi gati për Super Kupën e UEFA-s

Sot në konferencë për shtyp në hapësirat e Qytetit të Shkupit, kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski prezantoi aktivitetet e qytetit në vigjilje të finales së Super Kupës së UEFA-s, mes Real Madridit dhe Mançester Junajtedit, ndeshje kjo që do të luhet me 8 gusht në kryeqytetin tonë.

“Jemi krenar që një ngjarje e këtillë që deri më tani nuk ka pasur te ne do të zhvillohet në stadiumin “Filipi i Dytë”. Ne si qytet i kemi bërë përpjekje maksimale që ta shfrytëzojmë këtë ngjarje duke e promovuar qytetin e Shkupit por edhe vendin tonë. Është bërë video klip promovues për mikpritjen tonë, ndërsa përveç kësaj janë ndarë 12 milion denarë për mbështetjen e programit të përgjithshëm. Personalisht u kamë bërë ftesë kryetarëve të Mançesterit dhe Madridit që të jenë mysafirët e mi”, ka thënë i pari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Në konferencë për shtyp si përfaqësues i FFM-s, prezent ishte edhe zëdhënësi Zllatko Andonovski i cili e prezantoi Trofe turin me kupat më të vlefshëm të Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Super Kupën, që do të vizitojë nëntë qytete, Shkupin, Kumanovën, Tetovën, Manastirin, Ohrin, Prilepin, Negotinën, Sgtrumicën dhe Shtipin.

Në vigjilje të ngjarjes më të rëndësishme në historinë e Maqedonisë, finales të Super kupës së Evropës në mes Real Madridit dhe Mançester Junajtedit, dashamirët e futbollit në Maqedoni do të kenë rastin që të fotografohen me trofetë dhe ti testojnë njohurit e tyre nga futbolli me pjesëmarrje në lojëra të ndryshme dhe në këtë mënyrë të fiojnë edhe shpërblime simbolike, ka thënë Andonovski. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button