“Srpska” dominon listën unike për deputetë

Iniciativa “Srpska” do ta dominojë listën e përbashkët prej 100 emrave të përfaqësuesve të partive politike të serbëve të Kosovës me të cilën do të garojnë në zgjedhjet e 8 qershorit. Pas fitores në 9 komuna të Kosovës, me çka “Srpska” ka siguruar të udhëheqë edhe me Asociacionin e Komunave Serbe, tani ky subjekt politik, i formuar nga Beogradi, pritet ta marrë edhe numrin më të madh të ulëseve në Kuvend, e më pas edhe të resorëve të ndarë për serbët në Qeverinë e Kosovës.

Në bazë të marrëveshjes së arritur me kryesuesit e Iniciativës Qytetare “Srpska”, kjo e fundit pritet të përfaqësohet me 70 për qind në listën unike, kurse partitë tjera, si Partia e Pavarur Liberale e Slobodan Petroviqit, Iniciativa SDP e Oliver Ivanoviqit dhe subjekte tjera, të gjitha së bashku do të përfaqësohen me 30 për qind.

Ndërkohë që Partia Përparimtare Demokratike e Nenad Rashiqit, ka mbetur jashtë këtij unifikimi. Garimi përmes një liste unike, serbëve të Kosovës u është sugjeruar nga Beogradi zyrtar. Ish i ngarkuari për Kosovën në qeverinë serbe, Aleksandar Vulin, tani ministër i Punës, e sheh si të domosdoshme që serbët të jenë unikë./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button