Në Maqedoni posedojnë pasaportë diplomatike rreth 600 persona

Nikolla Gruevski, Martin Protogjer, Emil DImitriev, Daniella Rnagellova, Toni Jakimovski, Ilija Dimovski, Vlladimir Peshevski, këto janë vetëm disa persona të cilët janë të përfshirë në hetimet e Porkurorisë Speciale, ndërkaq që kanë pasaportë diplomatike, njofton Portalb.mk.

NOVA TV, ka zbuluar një listë me rreth 600 persona që Ministria e Punëve të Jashtme, me të cilën ka  udhëhequr, ministri Nikolla Poposki, u ka dhënë pasaportë diplomatike.

Në mesin e tyre ka familje të politikanëve, këngëtarë, gjykatës, prokurorë, deputetë, kryetarë komunash. Një pjesë e personave të listës kanë të drejtë për kësi lloj pasaporte, megjithatë ka edhe prej atyre që nuk i plotësojnë kushtet sipas ligjit.

Paspaort diplomatike ka edhe Oliver Andonov, personi i cili ishte vetëm një ditë ministër, ndërkaq nuk i plotëson kushtet sipas ligjit.

Pasaportë diplomatike kanë edhe prokurorët, Marko Zvërlevski, Villma Ruskovska, Jovo Vangellovski, ish ministri i Shoqërisë Informatike, Ivo Ivanoski, ish rektori Vlladimir Stojkovski, por edhe këngëtarja, Kaliopi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button