Marina Vjollca largohet nga Top Channel?

Nuk është hera e parë që flitet se Marina Vjollca do të largohet nga Top Channel, madje ndoshta është moderatorja më e lakuar në fillim të çdo sezoni televiziv. Vitin e kaluar, mediat shkruan se Marina, pasi bëri publike edhe lidhjen me reperin e njohur të Babastars, po kërkonte një program të vetin në Kosovë, meqenëse Top Media nuk po ofronte hapësira për ambiciet e saj. Megjithatë, aludimet ranë shumë shpejt dhe Marina nisi sezonin e ri në “Procesi Sportiv” si edhe vitet e tjera pa lënë asnjë hapësirë për hamendësime.

Edhe këtë vit, emri i saj është sërish në listë si një prej moderatoreve që do të largohen nga ekrani. Siç mësohet nga burimet pranë Blitz.al, këtë herë Marina ka vendosur të dorëhiqet, sepse vazhdon të kërkojë një program të saj, siç është pretenduar që në fillim. Të njëjtat burime thonë se nëse Marinës nuk do t’i jepet një mundësi të ketë një program të vetin, atëherë ajo do të largohet nga ekrani i Top Channel, sepse ka pasur edhe oferta nga televizione të tjera. Ende nuk është asgjë zyrtare dhe moderatorja nuk e konfirmuar një gjë të tillë, por aludimet vijnë fill pas lajmit për mbylljen e programit “Pa limit”, drejtimin e të cilit Top Channel ia kishte besuar Luana Vjollcës. Si do të jetë fati televiziv i motrave Vjollca, mbetet të presim deri në fillim të sezonit të ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button