Si ta bësh pjesë të dietës uthullën e mollës? Sekreti i recetës së mëngjesit
Me siguri ke lexuar disa herë se uthulla e mollës është shumë e mirë për shëndetin. Edhe ekspertët e konfirmojnë: uthulla e mollës bën vërtet mrekulli. Jo vetëm që të ndihmon në humbjen e peshës dhe ul ndjeshëm procesin e plakjes, por gjithashtu ul presionin e gjakut, përmirëson shëndetin e zemrës dhe lehtëson dhimbjet e stomakut. E pabesueshme?
Ka edhe për këtë një zgjidhje, për fat të mirë. Një recetë e thjeshtë që e bën uthullën e mollës të shijshme, në mënyrë që të marrësh prej saj të gjitha vlerat shëndetësore.
Kombino 2 lugë çaji uthull molle me lëng limoni, ujë dhe mjaltë. Lëngu i limonit është i shkëlqyer për hidratim, mjalti shton sasinë e duhur të ëmbëlsirës për të balancuar shijen e hidhur të uthullës.
Nise ditën çdo mëngjes me këtë lëng të shijshëm dhe shumë shpejt do të ndihesh e rinuar dhe vitale.