Gjykata e Apelit vendos nëse kreu i VMRO-DPMNE-së do të shkojë prapa grilave

Gjykata e Apelit do të duhet t’i shqyrtojë ankesat e Prokurorisë Speciale (PSP) me të cilat kërkon paraburgimin e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së, gjegjësisht kryetarit të partisë, Nikolla Gruevski, ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish ministres së Kulturës, Elizabata Kançeska Milevska dhe ish sekretarit të Qeverisë, Kiril Bozhinovski, njofton Portalb.mk.

Gjykatësit e Apelit në 7 seanca publike do t’i shqyrtojnë ankesat e PSP-së, por edhe ankesat e të dyshuarve në rastin ‘Titanik” për mashtrime zgjedhore dhe “Tenderë” për prokurorimet në Muzeun e VMRO-së, me të cilat kërkojnë që t’u kthehen pasaportat.

Aktakuza në rastin “Titanik” përfshin 20 persona, të akuzuar për shoqërim kriminel, keqpërdorim të mjeteve për mashtrim zgjedhor, shkatërrim të materialit zgjedhor, shkelje të lirive të votuesve dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në rastin “Tender”, e akuzuar është ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska dhe edhe dy persona tjerë për veprën penale keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar.

LEXO: DOSIE: Këto janë lëndët dhe personat kundër të cilëve PSP ka ngritur aktakuzë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button