Senatori Mekejn diagnostikohet me kancer të trurit

Senatori i SHBA-së, Xhon Mekejn, një personalitet i shquar dhe kryesues i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, është diagnostikuar me kancer të trurit, kanë njoftuar mjekët e tij.

Ata kanë thënë se Mekejn, 80 vjeçar, po përballet me një lloj agresiv të kancerit të trurit.

Mjekët i kanë caktuar diagnozën, pas një intervenimi javën e kaluar që i është bërë në syrin e majtë, duke i hequr një copë të gjakut të mpiksur.

Familja e tij është duke shikuar mundësitë e trajtimit të mëtejshëm, duke përfshirë rrezatimin.

Ai është duke u mjekuar në Arizona.

Mjekët kanë thënë se mjekimi i senatorit Mekejn, është duke shkuar në mënyrë “jashtëzakonisht të mirë”.

Mekejn është pilot i mëparshëm ushtarak – veteran nga lufta në Vietnam. Në vitin 1981 ai filloi karrierë politike. Dy mandate ishte anëtar i Dhomës Përfaqësuese, ndërsa nga viti 1986 e deri tani është senator. Dy herë ka marrë pjesë në garën për president të Partisë Republikane dhe ishte rival i presidentit të ardhshëm demokrat Barak Obama në vitin 2008. Është i njohur për nga qëndrimet konservative. Për momentin është kryetar i komisionit për forca të armatosura të Senatit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button