Takim i Angela Merkelit me princin Uilliam

Princi britanik, Uilliam, i cili së bashku me bashkëshorten Ketrin “Kejt” Midëllton po qëndron për vizitë treditëshe në Gjermani, sot në Berlin u takua me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Princi Uilliam dhe gruaja e tij, të cilët kanë tituj zyrtar duka dhe dukesha e Kembrixhit, aps takimit patën drekë private me Merkelin në selinë e Qeverisë gjermane, transmeton MIA.

Gjatë bisedës, është bërë fjalë për gjendjet në politikën evropiane, për disa çështje globale dhe për punën humanitare.

Uilliam dhe Kejt në Berlin i vizituan edhe Portën e Brandenburgut dhe Muzeun lokal të holokaustit.

Është paraparë që dyshja e re mbretërore britanike ta vizitojë edhe qytetin hajdelberg, qendrën e vjetër universitare në Gjermani, e cila është vëllazëruar me qytetin universitar britanik, Kembrixhin.

Para Gjermanisë, Uilliam dhe kejt ishin për vizitë në Poloni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button