Shqipëria në “flakë” – zjarret i shuajnë edhe helikopterë nga Greqia dhe NATO-ja

 Me kërkesë të Qeverisë shqiptare për ndihmë në shuarjen e shumë zjarreve të cilat janë përhapur në vend, sot pasdite u kyçën dy helikopterë, një nga Greqia dhe një nga NATO-ja.

Siç shkruajnë mediat shqiptare, ata janë angazhuar në shuarjen e katër zjarreve të mëdha të cilët tashmë disa ditë po tërbojnë në pjesën veriore të vendit në rajonin e Shkodrës, transmeton MIA.

Paraprakisht, minsitri shqiptar i Punëve tëBrendshme, Dritan Demiraj konfirmoi se është kërkuar ndihmë dhe shtoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e NATO-s dhe organet kompetente të  Malit të Zi dhe Greqisë.

Falënderi të veçantë ai i shprehi kompanisë “Viva”, e cila prej dje është kyçur me dy helikopterë në shuarjen e zjarreve.

Sipas shërbimeve kompetente shqiptare, në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 12 zjarre të reja në rajonin e Shkodrës, Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Fierit.

Problem i posaçëm në shuarjen e zjarreve aktive është terreni i pakalueshëm, si dhe era në rajonet malore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button