Kryeministri i Turqisë prezanton kabinetin e ri qeveritar

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım pas takimit të zhvilluar në rezidencën presidenciale në Ankara me presidentin Recep Tayyip Erdogan ka prezantuar kabinetin e ri qeveritar.
Kryeministri Yıldırım ka njoftuar se ministri i Drejtësisë Bekir Bozdağ dhe ministri e Mbrojtjes Kombëtare Fikri Işık janë emëruar në postin e Zv.kryeministrit.

Ndër të tjera Yıldırım, ka njoftuar se ministër i Drejtësisë është emëruar Abdülhamit Gül, ndërsa Jülide Sarıeroğlu është emëruar në postin ministres së Punës dhe Sigurisë Sociale, raporton AA.

Ndryshimet e bëra në kabinetin e ri janë si më poshtë:

Zëvendëskryeministër: Bekir Bozdağ, Mehmet Şimşek, Fikri Işık, Recep Akdağ, Hakan Çavuşoğlu

Ministër i Drejtësisë: Abdulhamit Gül

Ministre e Familjes dhe Politikave Sociale: Fatma Betül Sayan Kaya

Ministër i Bashkimit Evropian: Ömer Çelik

Ministër i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë: Faruk Özlü

Ministre e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore: Jülide Sarıeroğlu

Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Urban: Mehmet Özhaseki

Ministër i Jashtëm: Mevlüt Çavuşoğlu

Ministër i Ekonomisë: Nihat Zeybekci

Ministër i Energjisë dhe Burimeve Natyrore: Berat Albayrak

Ministër i Rinisë dhe Sporteve: Osman Aşkın Bak

Ministër i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë: Ahmet Eşref Fakıbaba

Ministër i Doganave dhe Tregtisë: Bülent Tüfenkci

Ministër i Brendshëm: Süleyman Soylu

Ministër i Zhvillimit: Lütfi Elvan

Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Numan Kurtulmuş

Ministër i Financave: Naci Ağbal

Ministër i Arsimit Kombëtar: Ismet Yılmaz

Ministër i Mbrojtjes Kombëtare: Nurettin Canikli

Ministër i Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave: Veysel Eroğlu

Ministër i Shëndetësisë: Ahmet Demircan

Ministër i Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikimit: Ahmet Arslan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button