Shkëndija ndërprenë bashkëpunimin me tre futbollistë

Skuadra e Shkëndijës ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistët Dino Medjedoviç dhe Jure Çollak kanë bërë të ditur nga ekipi “kuqezi”. Dy futbollistët nuk bënin pjesë në planet e stafit teknik dhe në kushte të tilla ndarja ishte zgjidhja më e mirë për të dyja palët, shkruajnë mes tjerash në faqen zyrtare të klubit.

Kontratat janë ndërprerë me marëveshje të dyanshme. Në të njejtën kohë me kërkesë të futbollistit, ndërpritet para kohe kontrata edhe me portierin e ri Besir Nuhi. KF Shkëndija falënderon tre futbollistët për kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishin pjesë e skuadrës, duke u dëshiruar gjithë të mirat në të ardhmen./Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button