Dita e fundit e filmave në “PriFilmFest”: Izer Aliu merr pjesë me premierën e “Hunting Flies” (FOTO)

Sot është dita e fundit e shfaqjes së filmave për edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar “PriFilmFest” që po mbahet në Prishtinë. Me fillim prej ora 20.00 në amfiteatrin e Muzeut Kombëtar të Kosovës do të shfaqet edhe premiera e filmit të regjisorit nga Maqedonia Izer Aliu “Hunting Flies”, njofton Portalb.mk.

Filmi i metrazhit të gjatë “Hunting FlieHunting Filess” vjen në programin e ‘Premierës rajonale’ bashkë me njëmbëdhjetë filma të tjerë. Që të gjitha do shfaqen në Amfiteatrin e Muzeut Kombëtar në Prishtinë.

 

Ndryshe, regjisori shqiptar Izer Aliu filmin e tij të metrazhit të gjatë “Hunting Flies” e ka xhiruar në Maqedoni dhe paraqet dramë që trajton ngritjen dhe rënien e diktaturës. Ngjarja zë vend në një klasë, ku gjatë një dite të ngarkuar shikuesi njoftohet me Ganiun (Burhan Ahmeti), mësuesin idealist, i cili humb punën në ditën e parë të shkollës.

 

LEXO: “Hunting Flies” e Izer Aliut me premierë në Prishtinë (FOTO+VIDEO)

LEXO: ‘Hunting Flies’ nga Izer Aliu nominohet për Oscarin e Norvegjisë

No automatic alt text available.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button