Zaev: Ligji për gjuhët do të miratohet përpara zgjedhjeve lokale

“Qeveria e Maqedonisë do ta miratojë ligji për gjuhën përpara zgjedhjeve lokale dhe me atë nuk do t’i humbim votat e qytetarëve, as të maqedonasve, as të shqiptarëve”, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

“Një gjë është e sigurt, Qeveria do ta miratojë ligjin përpara zgjedhjeve lokale, ndërkaq nëse jemi të përgatitur do ta miratojmë edhe në Parlament. Vetëm na ndiqni dhe do të shini se si do të rriten votat ndaj koalicionit tonë edhe te maqedonasit, edhe te shqiptarët, turqit, serbët etj.,”, shtoi Zaev, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve përpara drekës së punës me Shoqatën e Odave Ekonomike.

Sipas tij, populli do të që t’i zgjidh problemet.

“Askush nuk humb asgjë, çdokush ka të drejtë për barazi në shoqërinë tonë dhe ta ndjejë Maqedoninë si të tijën”, potencoi Zaev.

Ligji për gjuhët, shtoi kryeministri, tanimë po përgatitur në Ministrinë e Drejtësisë dhe shumë shpejtë pritet që të dorëzohet në Qeveri nga ku më pas do të procesuohet në Komisionin e Venedikut dhe Parlament.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button