Grujoski, Jakimovski dhe Boshkovski nuk do të paraburgosen, pritet vendimi i Gjykatës Supreme

Edhe pse Gjykata e Apelit dje i pranoi ankesat e PSP-së dhe caktoi masa për paraburgim për ish kryeshefin e Drejtorisë së Pestë, Goran Grujoskin, ish shefin e kabinetit të Sasho Mijallkovit, Toni Jakimovski, dhe Nikolla Boshkovski, ish i punësuar në DSK, megjithatë këto nuk do të dërgohen prapa grilave sepse do të pritet vendimi i Gjykatës Supreme, njofton Portalb.mk.

Siç informuan dje nga Gjykata e Apelit, të dyshuarit për të cilët është ngritur akuzë për rastet “Target dhe Fortesa” kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Supreme e cila e vonon ekzekutimin.

Edhe pse ka mendime të ndara nëse e vonon ankesa ekzekutimin, juristët të cilët i ka konsultuar “Fokus” shpjegojnë se në Ligjin e procedurës penale ekzistojnë paqartësi të cilat në këtë rast mund të përdoren pozitivisht në favor të të dyshuarve.

Për atë avokatët ftohen në nenin 442 për veprim pezullues të ankesës ku shkruan “Nëse ky ligj nuk është përcaktuar, me ngritjen e ankesës në vendim shtyhet ekzekutimi i vendimit kundër atij që është shprehur ankesa”.

Tani mbrojtja e të dyshuarve, thuhet të dyshuar sepse të akuzuar do të mbeten prej kur aktakuzat e ngritura kundër tyre do të kenë vlerësim pozitiv, kanë afat prej 24 orëve të ngrenë akuzë. Gjykata Supreme gjithashtu ka afat prej 48 orëve të merr vendim.

Grujoski dhe Boshkovski nuk kanë pasaportë, ua ka marrë Gjykata, ndërsa Jakimovski me vete ka një pasaportë diplomatike e cila i është lejuar që ta mbajë që të mund të udhëtojë për Rumani ku është drejtor i përgjithshëm i Qendrës Selek.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button