(VIDEO) Pas takimit me prefektin, familja Zeqiri e zhgënjyer!

Prefekti i komunës së Butelit sot u takua me Faik Zeqirin dhe drejtorët e shkollës fillore dhe çerdhes së Radishanit, të cilët biseduan për sulmet e njëpasnjëshme që po i bëhet kësaj familje, transmeton Portalb.

Kryetari Petre Latinovski  tha e rasti që ndodhi para disa ditë, e shqetësoi atë jo vetëm si prefekt i kësaj komunë por edhe si qytetarë i Radishanit, i cili shton se  ndjeu nevojë që të bëj apel dhe të ndihmojë që të zbulohet e vërteta, që është kyçe për bashkëjetesën e qetë në këtë komunë. 

“Para disa ditëve ftova Faikun dhe zhvilluam një takim para disa ditëve, por i ftova edhe sot dhe bëmë një takim dhe dëgjuam banorët dhe qëllimi ishte që të bëjmë apel dhe përkrahje për familjen Zeqiri që sa më shpejtë të zbulohet e vërteta”, tha Latinovski.

Ai shtoi që ky rast të mos përdorët për qëllime politike.

“Ky rast nuk duhet të përdoret për qëllime politike. Biseduam edhe me drejtuesit e shkollave që tani në kohën e maturës të kenë kujdes se si sillen dhe të mos pinë, se mund të shkaktohet ndonjë problem. Të gjithë fqinjët thanë që asnjëherë s’kanë pas problem me këtë familje dhe kjo tregon bashkëjetesë të mirë në këtë komunë. Shumë jam i interesuar që ky rast të zgjidhet”, tha ai, transmeton Portalb.

Nga ana tjetër Faik Zeqiri i dëshpëruar thotë se fëmijët nuk janë ata që sulmojnë, sepse familja e tyre tani më 13 vite është cak i sulmeve maqedonase.

“U takuam dhe dhanë disa vërejte te drejtorët e shkollave që të kenë kujdes, me fëmijët por une nuk besoj që fëmijët i bëjnë këto. Ne që 7 herë jemi duke u sulmuar, kjo nuk ka lidhje me fëmijët që sillen. Kjo është ndonjë lidhje tjetër, direkt na bombardojnë, kurse kryetari i komunës kërkoi që të ketë polici gjatë gjithë kohës që të na mbrojë”, tha Zeqiri.

“Ne s’kemi problem me fqinjët, nuk besoj që ky problem do zgjidhet. Vështirë është bërë shumë të jetohet kështu. Fëmijët nuk mund të qëndrojnë në shkollë nuk kanë shkuar që 10 dit”, shtoi Zeqiri, transmeton Portalb.

Kryetari i komunës gjithashtu shtoi se edhe në shkollën fillore dhe në çerdhen do të vendosen kamera me qëllim që nëse do ketë diçka të kapet në të gjitha anët. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button