‘Nju Jork tajms’-in e braktisi femra e parë – kryeredaktore, ka kërkuar të paguhet si mashkull

“Jam kënaqur në punën time në Tajms. Kam punuar me disa nga gazetarët më të mirë në botë”, njoftoi Abramson, e cila kaloi dy vite e gjysmë në kreun e gazetës, ndërsa lojalitetin e saj ndaj kompanisë e tregoi me atë që madje e ka bërë tatuazh logon e gazetës në shpinën e saj.

Lajmi për pushimin nga puna të Abrasonit shkaktoi stuhi spekulimesh në mediat amerikane. Revista “Njujorket” menjëherë publikoi se arsyeja për ndërrimin e Abramsonit është ajo se Abramson ka kuptuar se paraardhësi i saj në këtë pozitë, Bill Keler, ka pasur një pagë shumë më të madhe dhe kompensim pensional.

Edhe pse pagesa e kryeredaktorit të “Njujork tajms”-it fshihet nga opinioni, vlerësohet se ajo është shumë qindra mijë dollarë në vit.

Abramson, sipas “Njujorker”-it, madje ka angazhuar edhe avokat i cili ka kontaktuar me botuesit e gazetës që t’u bëjë vërejtje për pabarazinë në kompensimin e saj.Kjo, sipas “Njujorker”-it, ka qenë arsyeja për pushimin befasues nga puna të Abramsonit.

Akuza është posaçërisht e pakëndshme për “Njujork tajms”-in, për shkak se gazeta zëshëm e mbështet fushatën e presidentit Barak Obama për barazim të pagave të meshkujve dhe femrave në SHBA.

Kryeredaktor i ri i gazetës është Din Baket, i cili madje është afro-amerikani i parë në këtë pozitë. Jotoleranca e Abramsonit dhe Baketit, i cili gjoja shumë herë ka goditur nëpër muret e zyrës dhe i hidhëruar i ka braktisur takimet me kryeredaktoren, është theksuar si edhe një arsye e mundshme për ndërrimin e Abramsonit.

Lajme të ngjashme

Back to top button