LSDM: Filloi departizimi i institucioneve

Partizimi masiv i institucioneve shtetërore ishte tipari kryesor i qeverisjes 11 vjeçare nga VMRO-DPMNE-ja, thuhet në reagimin e LSDM-së ndaj konferencës për shtyp të Sasho Pavllovskit të VMRO-DPMNE-së.

“Ministria e Punëve të Brendshme, që sipas fjalëve të dëgjuara nga ministrja e atëhershme Gordana Jankullova, VMRO-DPMNE-në e kishte shndërruar në VMRO-MVRO. Ky ishte shembulli më konkret se si një subjekt politik e kishte përvetësuar shtetin”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Ishte, shtohet më tej, partizimi masiv i institucioneve nga ana e VMRO-DPMNE-së që e bëri Maqedoninë një shtet të izoluar dhe e largoi nga integrimet euroatlantike.

Theksojnë se Qeveria e udhëhequr nga LSDM, përmes planit reformator “3-6-9”, në pajtueshmëri me rekomandimet e OSBE-së, ODIHR-it dhe institucioneve tjera me relevancë, ka filluar me reforma serioze në gjyqësor, shërbimet e sigurisë, luftën kundër korrupsionit, në administratën publike dhe ndryshimet e ligjit zgjedhor. Me këtë, shtohet, fillon edhe çlirimi i institucioneve që VMRO-DPMNE i kishte kapur gjithsej 11 vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button