Maqedoni, që një vit Drejtoria e Policisë Financiare pa pajisje për përgjim

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë për polici financiare, Berat Dehari në seancën e sotme të Komisionit kuvendor për mbikëqyrje ndaj zbatimit të masës së veçantë hetimore për ndjekjen e komunikimeve nga MPB, Drejtoria për polici financiare, Drejtoria doganore dhe Ministria e Mbrojtjes tha se Drejtoria për polici financiare për mbi një vit është duke punuar pa pajisje për përgjim.

“Prej ndryshimeve ligjore prej vitit 2015 me të cilat jemi futur në bazën e MPB dhe Policisë financiare, ne jemi duke punuar pa aparaturë përkatëse për punë”, tha Dehari.

Kryetari i Komisionit, Emill Dimitriev paralajmëroi marrëdhënie më aktive të këtij trupi kuvendor për dallim nga e kaluara.

“Të mërkurën do të ketë takim të përbashkët me Komisionin për mbikëqyrje të DZK dhe ekspertit të huaj, Rajnhard Pribe. Nga viti i kaluar është hapur diskutim për reforma në këtë sektor dhe për këtë do të bisedojmë. Këto reforma në fund do të kërkojnë ndryshime ligjore. Jemi duke bërë plan për t’i vizituar institucionet për të cilët jemi kompetent dhe pres marrëdhënie më aktive”, tha Dimitriev.

Në seancën e sotme anëtarët e Komisionit në mënyrë unanime e miratuan Rregulloren për punë, për të cilin pati vetëm vërejtje të vogla teknike. Në seancën morën pjesë edhe përfaqësues të ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë për polici financiare, Drejtorisë doganore dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button