Pse duhet të ushtroheni me stomakun bosh?

Shumica e njerëzve konsumojnë ushqim, para se të shkojnë në palestër apo të dalin për vrap. Sipas studimeve më të fundit, nëse dëshironi të humbisni peshë, duhet të stërviteni me stomakun bosh.

Studiuesit e Universitetit të Bath morën si objekt studimi dy meshkuj obezë dhe i testuan në këtë mënyrë: fillimisht, i dërguan djemtë për një shëtitje të gjatë me stomakun bosh, e më pas, iu ofruan ushqim, kundrejt të së njejtës proçedurë. Gjatë analizave, u vërejt se dy genet PDK4 dhe HSL, pësuan një rritje në nivel gjatë rastit të dytë, gjë që tregon se humbja e peshës në trup ecën me ritme të ngadalta. Problemi është, në fakt, edhe më i thjeshtë se kaq. Kur nuk keni konsumuar asgjë para aktivitetit fizik, organizmi ka predispozitë të harxhojë energjitë e tepërta të grumbulluara. Nëse veproni ndryshe, gjithë çfarë do të digjen janë kaloritë që sapo keni marrë nga ushqimi. Kështu, periudha më e mirë e ditës që preferohet nga studiuesit për stërvitje është mëngjesi, koha kur sapo jemi zgjuar, dhe nuk na shkon mendja domosdoshmërisht tek të ngrënit, përcjell Bordo.al.

Megjithatë, duhet theksuar: një metodë e tillë vlen vetëm për ata që e kanë të nevojshme humbjen e peshës, mundësisht më shpejtë nga normalja. Ndërsa, pjesa tjetër e mbetur, që dëshiron të formojë trup me muskuj e të tonifikuar, e ka domosdoshmërisht të nevojshëm konsumimin e lëndëve ushqyese. Në çdo rast, zgjidhja mbetet në dorën e gjithësecilit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button