Të paktën 547 djem nga kori diplomatik gjerman kanë qenë viktima të keqpërdorimit fizik dhe seksual

Të paktën 547 djem nga kori i njohur katolik gjerman Regensburg kanë qenë viktima të dhunës fizike dhe keqpërdorimit seksual, përfshirë edhe përdhunime, në periudhën mes vitit 1945 dhe fillimit të viteve të 90-ta nga shekulli i kaluar, theksohet në raportin përfundimtar të publikuar sot nga hetimi për aferën, njoftoi DPA.

“Rreth 500 fëmijë nga kori bavarez ‘Regensburger domshparcen’ i janë nënshtruar maltretimit fizik, ndërsa 67 i janë nënshtruar dhunës seksuale, përfshirë edhe përdhunimin”, deklaroi avokati Urlih Veber, i autorizuar nga Kisha Katolike që ta zbardh skandalin, i cili shpërtheu në vitin 2010.

Maltretimet kanë pasur forma të ndryshme, nga privimi nga ushqimi, përmes rrahjes e deri në dhunën seksuale. Shumica e rasteve janë vjetruar dhe 49-të kryerës të dyshuar nuk do të dënohen, por secili prej viktimave do të fitojë nga 20 mijë euro dëmshpërblim.

Afera ka të bëjë me keqpërdorime, të kryera në kohën kur kori është udhëhequr nga vëllai i ish papës Benedikti i Gjashtëmbëdhjetë Georg Rajcinger mes vitit 1964 dhe 1994. Goerg Rajcinger i cili tani ka 93 vjet thotë se nuk ka pasur dijeni për keqpërdorimet. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button