Në Rripin e Gazës 85 për qind e banorëve jetojnë në kufirin e varfërisë

Në Rripin e Gazës i cili mbi dhjetë vite është nën rrethimin izraelit 85 për qind e banorëve jetojnë në kufirin e varfërisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Komitetit Popullor për Luftimin e Rrethimit Xhemal el-Hudari në një konferencë për media të organizuar në Gaza tha se gjendja njerëzore në rajon çdo ditë e më shumë po përkeqësohet dhe se po arrin në nivele shqetësuese.

“Papunësia në Rripin e Gazës ka arritur në 60 për qind. Kjo gjendje, e cila shënon nivelin më të madh të papunësisë në botë, nënkupton një rrezik të madh”, tha Hudari.

Duke vënë në dukje se të ardhurat për një person në rajon ka rënë në 2 dollarë, Hudari paralajmëroi se “Më shumë se 85 për qind e popullsisë në Gaza, pra nga 2 milionë palestinezë në rajon 1.6 milionë jetojnë në kufirin e varfërisë. Numri i varfërisë dhe papunësisë po rritet me shpejtësi. Për shkak të ndalesës së Izraelit për hyrjen e lëndëve të para në rajon, 80 për qind të fabrikave në Gaza janë mbyllur. Për këtë arsye ka një rënie serioze në prodhim”.

Ai bëri të ditur se kanë dërguar një letër deri tek Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ku sipas tij, është kërkuar t’i bëhet presion Izraelit për lehtësimin e bllokadës.

Izraeli që nga viti 2006 po mban nën bllokadë Rripin e Gazës, ku jetojnë rreth 2 milionë palestinezë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button