Kur Princ George nuk do të bindet (FOTO)

Nuk e dimë nëse Prince George po tregohej pak i pabindur, apo ishte i drojtur kur mbërriti në Poloni për vizitën zyrtare të Princ William dhe Kate Middleton.

Ndoshta kanë qenë të dyja, por trevjeçari pati nevojë për shtysë për të zbritur nga aeroplani privat i familjes dhe disa fjalë inkurajimi nga i ati, kur prekën tokën polake, shkruan Revista Class.

Në fotot e shumta të Princ George duke zbritur nga aeroplani me familjen e tij, ai shihet duke mbajtur dorën e të atit dhe duke parë fotografët dhe personalitetet që kishin dalë për të pritur familjën në Varshavë, në fillim të turit të tyre në Evropë.

Princ William është fotografuar gjithashtu duke qetësuar George i cili dukej paksa i mërzitur nga festa e mirëseardhjes, duke përplasur këmbët në tapetin e kuq dhe duke parë nga prindërit për mbështetje.

Dukesha e  Cambridge-it mbante Princeshën Charlotte, 2 vjeçe, e cila ishte e urtë si një qengj.

Mamaja e dy fëmijëve dukej shumë elegante, si zakonisht me një kostum Alexander McQueen, ndërsa William ishte formal me një kostum ngjyrë blu të errët me një kollare të kuqe.

George kishte veshur një këmishë me kuadrata dhe pantallona të shkurtra blu e errët, ndërsa Charlotte ishte e veshur me një fustan me lule që shkonin me çorapet e bardha dhe këpucët e kuqe.

Ishte lajmëruar më parë që çifti do merrte edhe fëmijët në këtë udhëtim. Ky udhëtim 5-ditor po bëhet në kuadër Brexit, për të përforcuar marrëdhëniet me shtetet evropiane pas daljes së Anglisë nga BE.

Ata takuan më pas disa sipërmarrës të rinj dhe në mbrëmje morën pjesë në një festë në kopsht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button