Nga shtatori nisin projektet për të rinjtë të arritura në Samitin e Triestes

Projektet e arritura në Samitin e Triestes të cilat kanë të bëjnë me përfshirjen e të rinjve në politikat shtetërore që do të realizohen në bashkëpunim me sektorin civil në Maqedoni do të fillojnë të realizohen nga 1 shtatori i 2017-s. Kështu bëri të ditur sot drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS), Darko Kaevski në konferencën e sotme “Udhërrëfyesi i reformave të të rinjve” i Këshillit Rinor Nacional (KRN), njofton Portalb.mk.

Kaevski si pjesëmarrës në Samitin e Triestes bëri të ditur se projektet do të përfshijnë fushën e sportit, investimeve kapitale si dhe rritjen e potencialit rinor në Maqedoni.

“Në Trieste kemi arritur një punë të madhe që ka të bëjë kryesisht me përfshirjen e sektorit civil dhe të rinjve në politikat shtetërore të Maqedonisë. Ne si ARS në bashkëpunim me Këshillin Rinor Nacional diskutuam dhe gjetëm mënyrë se si t’i ndjejnë përfitimet të rinjtë në Maqedoni. Nga 1 shtatori fillojnë projektet dhe proceset që organizata RICO do t’ua ofrojë të rinjve në Maqedoni. Këto projekte do të përkapin fushën e sportit dhe investimeve kapitale. Ka edhe prej atyre që orientohen në drejtimin e kualifikimit dhe fuqizimit të potencialit rinor”, tha Kaevski.

Bllazhen Maleski KRN
Bllazhen Maleski KRN

Sa i përket pjesëmarrjes së sektorit civil në Trieste dhe asaj se si mund të krijohet bashkëpunimi ndërorganizativ brenda Maqedonisë, rajonit dhe Evropës pjesëtari i KRN-së, Bllazhen Maleski tha se “procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm dhe se pa sektorin civil në Republikën e Maqedonisë, ky proces apo RICO nuk do të arrihej pasi që për herë të parë ndodh që sektori civil i Maqedonisë në mënyrë aktive të punojë me politikanët”.

I pranishëm në ngjarjen e sotme, ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie duke shprehur rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në politikat shtetërore premtoi se Franca do të bëjë çmos që të nxisë dhe zhvillojë bashkëpunimin e sektorit civil me Evropën.

“Është me rëndësi që të arrihet përparimi i shtetit dhe kjo duhet të bëhet hap pas hapi. Të rinjtë duhet të krijojnë dhe ndryshojnë politikat në shtetin ku jetojnë por edhe në rajon. Këto projekte dhe debate janë një mundësi të arritjes së sukseseve. Projekti i cili erdhi nga ju është ndryshim por se duhet ta kemi të qartë se aktorët e krijimit të këtyre politikave jo gjithmonë janë të suksesshëm, sërish nuk duhet të dëshpëroheni. Ne me institutin e Francës do të përpiqemi të jemi në kontakt dhe të krijojmë lidhjen e sektorit civil me Evropën”, tha Timonie.

Debati i sotëm Këshilli Rinor Nacional

 

Ndërkaq ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Kristine Althauzer tha se realizimi i këtyre bashkëpunimeve do të vazhdojë edhe më tej ngaqë janë në funskion të qytetarëve të Maqedonisë.

“Ky hap është i rëndësishëm dhe besoj se ne do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe më tej. Të gjitha këto bashkëpunime dhe kontakte bëhen me qëllim që të ngritën mundësitë e demonstrimit dhe manifestimin e planeve, nevojave dhe dëshirave të qytetarëve të Maqedonisë”, tha Althauzer.

Përndryshe, Krahas krerëve dhe përfaqësuesve shtetëror, në kuadër të Samitit të Triestes 2017 aktivitete zhvilloi edhe Forumi i Shoqërisë Civile në të cilin morën pjesë përfaqësuesit e sektorit civil dhe ndërmarrjeve private të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe ata të Maqedonisë.

Forumi i Shoqërisë Civile, ishte pjesë integrale e Procesit të Berlinit, dhe solli së bashku më shumë se 200 përfaqësues të shoqërisë civile dhe shtetërore nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian, për të përpunuar alternativat e politikave dhe për të rekomanduar veprime në përgjigje të sfidave kryesore me të cilat ballafaqohet sot rajoni.

Hedvig Morvai, drejtoreshë ekzekutive e Fondit Evropian për Ballkanin, e cila koordinoi Forumin e Shoqërisë Civile, theksoi se Forumi është një mundësi unike për shoqërinë civile që të ndikojë në vendimet politike që do të miratohen në Samitin Ndërqeveritar të Ballkanit Perëndimor dhe vendet e BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button