Vuçiq: Serbia e njeh emrin kushtetues të Maqedonisë edhe krahas njohjes së Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se Serbia e njeh emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë edhe krahas njohjes së Kosovës. Deklarata vjen pasi që ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq në takim me kolegun grek Nikos Koxias deklaroi se Serbia ka bërë gabim që e ka njohur emrin kushtetues të Maqedonisë.

“Serbia këtë e ka njohur, edhe pse Maqedonia e ka njohur pavarësinë e Kosovës, që jam i sigurt se ka qenë në kundërshim me vullnetin e popullatës së saj”, deklaroi Vuçiq në pyetjen e Televizionit të Maqedonisë.

Presidenti serb ishte për vizitë në Uashington, ku kishte takim me nënpresidentin Majk Pensi.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button