Ligj të ri për autonomi të garantuar të universiteteve

“Ndryshimet në ligjin e arsimit të lartë duhet të lëvizin në drejtim të lehtësimit të tij nga të gjitha dispozitat e panevojshme që e ngarkojnë, ai ligj duhet që maksimalisht ta garantojë lirinë e punës së profesorëve nëpër fakultete dhe ta respektojë procesin e Bolonjës”, kështu tha për REL ish ministri i Arsimit Nenad Novkovski, njofton Portalb.mk.

“Më shpejt duhet të ndërrohen ato dispozita në të cilat ka pasoja, ku kërkohen ndryshime plotësuese në sistem që tashmë funksionon dhe se disa zgjidhje të përkohshme janë vonuar. Ky është rast më i mirë që mund të bëhet me një ndryshim përkatës të ligjit pa e ndryshuar thelbin, vetëm me heqjen e pjesëve të panevojshme që fusin huti shtesë. Në bazë ligji është i drejtuar kah procesi i Bolonjës dhe ajo linjë duhet të vazhdojë”, tha Novkovski.

Ndryshimet në ligjin e arsimit të lartë këto ditë i paralajmëroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, e cila mban takime me përfaqësues të universiteteve private dhe shtetërore, sindikatë dhe përfaqësues të Plenumit të profesorëve dhe studentëve. Qëllimi, siç u theksua, është që të bëhet ligj i ri me të cilin do të përshihen të gjitha aspektet: statusi dhe organizimi i universitetit, kompetencat e senatit, mënyra e menaxhimit të fakulteteve, organizimi i studentëve etj.

Novksovski shtoi se me reformat duhet që çdo profesori t’i sigurohen të gjitha resurset për hulumtim dhe shkencë.

Stefan Dojçinovski nga Plenumi i studentëve konsideron se ligji i arsimit të lartë ka qenë, siç tha, i copëtuar nga dhjetëra ndryshimet e pësuara nga viti 2008 e këtej.

“I gjithë koncepcioni të cilin ligji e ka bartë me vete ka qenë i dobësuar dhe ishte kaotik. Ligji kishte një zgjidhje të pa mbajtshme që e krijon goditjen e fundit me përpjekjen që të vendoset Provimi shtetëror në lidhje me arsimin e lartë, ndërsa me të cilin është holluar koncepti më i rëndësishëm për autonominë e arsimit të lartë”, tha Dojçinovski.

Dojçinovski shpjegon se në procesin përfshirës të Ministrisë së Arsimit, në shkruarjen e ligjit të ri, Plenumi i Studentëve pritet të jep kontribut edhe në pjesën e organizimit të studentëve, gjegjësisht në pjesën e çështjeve ligjore që i mundojnë studentët. Por ai tha se është kyçëse që Plenumi të participojë në vendosjen e autonomisë së universiteteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button