Ndërroni brushën e dhëmbëve çdo 2-3 muaj

Sipas një studimi të kryer së fundmi, furca e dhëmbëve përmban më shumë se 10 milionë baktere, duke përfshirë E. coli dhe staphylococcus.
Ekzistojnë 100-200 lloje të baktereve që jetojnë në gojën tuaj dhe të gjitha ato përfundojnë në brushën tuaj të dhëmbëve.

Shokuese apo jo? Por ka fakte edhe më tronditëse.

Domethënë, në qoftë se ju mbani furçën tuaj të dhëmbëve 1 metër në afërsi të tualetit, pikat e vogla të ujit që spërkatni çdo herë që mbyllni kapakun e toaletit mund të arrijnë deri tek furça juaj e dhëmbëve.

Por çka duhet të dini për furçën tuaj të dhëmbëve?

Ju nuk duhet të ndani furçën tuaj të dhëmbëve me askënd.

Pasi të keni përfunduar duke përdorur furçën tuaj të dhëmbëve, duhet ta lani tërësisht, dhe një herë në javë ta dizenfektoni atë me uthull.

Ndryshoni furçën tuaj të dhëmbëve çdo 2-3 muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button