Një kopsht i vërtetë, si është transformuar shtëpia e Tunës pas lindjes së Tianit (FOTO)

Tuna dhe Patrisi, kryefjalë të jetës së tyre prej pothuaj tre muajsh tashmë kanë Tianin. Ai është qendra e universit që i ka bërë prindërit të lënë gjithçka mënjanë e t’i përkushtohen me kohë të plotë, shkruan Revista Class.

Tuna, larg zhurmës së koncerteve live e projekteve muzikore, por jo më pak edhe Patrisi ndaj angazhimeve të veta.

Edhe pse është ende i vogël, Tiani, në fakt, ka shndërruar edhe krejt shtëpinë e dy artistëve. Siç ka treguar vetë Tuna në videot e fundit të postuar në profilin e saj, shtëpia është kthyer në një kopsht të vërtetë të mbushur anekënd me lodra.

Tiani, ndoshta ende nuk ka nisur lojën e vërtetë, por mami e di mirë se shumë shpejt, e gjithë shtëpia do të jetë kënd lojërash për Tianin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP